Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fernandes: Ronaldo, lojtari më i aftë që e kam parë ndonjëherë

11:35 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cristiano ronaldo bruno fernandes manchester united 1tnzcgq3yy8ss1o3vr46x4jplq 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bruno Fernandes e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të aftë që e ka parë ndonjëherë, përderisa e ka lavdëruar edhe bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Marcus Rashfordin.

Mesfushori portugez u transferua në Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, kur Djajtë e Kuq e transferuan atë nga Sportingu i Lisbonës. Që nga atëherë, ai ka arritur të shpallet dy herë lojtari i muajit në Premierligë.

Fernandes kishte bërë të ditur më parë se kishte biseduar me Cristiano Ronaldon para se të transferohej në Old Trafford, ndërsa tani ka bërë të ditur se e konsideron bashkëkombësin e tij si futbollistin më të aftë. “Lojtari më i aftë që e kam parë? – Cristiano, më shumë në vitet e para të karrierës së tij, kur ishte edhe ndër më të aftit në botë”, ka thënë Fernandes.

“Mendoj se ai e ka ndryshuar paksa stilin e vet të lojës, por ai është ende një lojtar kundër të cilit është shumë e vështirë të mbrohesh”.

“Për mua, nga të gjithë lojtarët me të cilët kam luajtur dhe të cilët i kam pasur kundërshtarë, mendoj që Cristiano është lojtari më i aftë që e kam parë ndonjëherë”.

Më tutje, portugezi e lavdëroi bashkëlojtarin e tij në Manchester Unitedit, Marcus Rashford, i cili këtë sezon i ka shënuar 21 gola për Djajtë e Kuq.

“Mendoj se Rashford ka një shpejtësi të mrekullueshme dhe ka cilësi të jashtëzakonshme. Është e vështirë nganjëherë të jesh cilësor kur je aq i shpejtë dhe t’i marrësh vendimet e duhura, pasi që duhet ta gjej momentin e duhur për ta goditur topin, për të pasuar apo për të bërë ndonjë trik”, shtoi Bruno.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.