Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Ushqime të shëndetshme në restorant

20:48 / February 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
restorant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të darkosh apo drekosh jashtë, jo gjithmonë është e shëndetshme. Ushqimet kalorike dhe me shumë yndyrë janë gjithmonë një tundim. Nutricionistët tregojnë disa truke sesi të porosisim shëndetshëm edhe kur shkojmë në restorant. Kur merrni ushqimin vendosni se sa do të hani dhe kalojeni kompletin e servirjes në anën tjetër të pjatës. Në qoftë se keni ushqim në pjatë, ndërkohë që bisedoni mund të “pickoni” vazhdimisht diçka pa qenë të vëmendshëm. Kërkoni ushqime që janë të gatuara në avull, të pjekura dhe jo ushqime të skuqura.

Zgjidhni një gotë verë cilësore edhe pse mund të jetë e shtrenjtë në vend që të pini gjithë shishen apo të porosisni një miks pijesh. Merrni dy antipasta, njërën para ushqimit dhe tjetrën si pjatë kryesore. Kjo ju ndihmon të kontrolloni porcionet. Në qoftë se ju pëlqen të merrni sallatë mundohuni të eleminoni salcën, djathin apo proshutën që kanë shumë kalori dhe zëvendësojini me uthull ose vaj cilësor dhe të shëndetshëm.

Do shkoni të provoni kuzhinën kineze? Zgjidhni pulën e gatuar në avull ose karkalecat me perime. Mos e tepëroni me salcat, porosisni sa për t’i dhënë pak shije ushqimit. Në një restorant italian shmangni salcat kremoze dhe pjatat me shumë mozzarella. Në vend të tyre porosisni salcë domatesh dhe djath parmixhano të grirë. 

restorant ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat

22:00 / February 25, 2026

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

10:46 / November 9, 2025

Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Suedia përgatitet. Nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13:01 / October 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.