Poetja Emrije Krosi,i është drejtuar sot me një letër autoriteteve të Bashkisë Klos në rrethin e Matit, duke sugjeruar ndryshimin e emërtimit të saj nga Klos në Petralba. Ajo shprehet se edhe bashki të tjera në vend e kanë vendosur ndryshimin e emërtimit.
Postimi i Krosit:
“I drejtohem kryetarit aktual të Bashkisë Klos, Mat, z Ilmi Hoxha dhe gjithë krytarëve të mëparshëm të kësaj bashkie, që në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe LIGJ-it Nr. 139/2015, “Për pushtetin vendor” të shohin mundësinë për të ndryshuar emrin e Bashkisë Klos, dhe një riemrim ne bazë të historisë së lashtë të kësaj treve,vendbanimi i vjetër Petralba.
Dikur pleqtë e quanin Kryemate, jo Stragji apo Klosi (emra me origjinë sllave).
Ftoj të gjithë intelektualët, historianët, gjeografët, gjuhëtarët, emigrantët e Kryemates dhe Matit kudo që janë, të firmosim një peticion dhe t’ia adresojmë Këshillit Bashkiak, ashtu siç bëri Bashkia e Urës Vajgurore.
Petralba, është emri Iliro-Dardan i kësaj treve. Është në nderin e kësaj krahine, që të vlerësojë traditën etno-kulturore në respekt me të kaluarën e saj. Emrin Klos, ta mbajë qyteza me emrin e deritashëm. Uroj që kësaj nisme t’i bashkohen edhe intelektualë të tjerë, pasi edhe historiani Flamur Bala, është i këtij mendimi.”