Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Task-Forca anti-COVID në terren/ Nisin ndëshkimet për mosmbajtjen e maskës, gjobiten 17 qytetarë

12:55 / July 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
caf27d994eef093131ec3a6b303f1042 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur zbatimi i aktit normativ të miratuar nga qeveria pak ditë më parë për përdorimin e detyrueshëm të maskave në ambientet e mbyllura.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-COVID, realizoi mbi 1300 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit duke vendosur 20 masa administrative.

ISHSH bë ne dije se janë gjobitur 17 individë për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura, ndërsa masa administrative me gjobë janë vendosur në piceri/fast food si një pezullim aktiviteti.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: Dezinfektoni ambientet; Kryeni ajrosjen rregullisht; Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Mbani distancën; Vendoseni maskën; Ruani higjienën personale dhe kolektive”, bën me dije Ministria e shëndetësisë.

Qeveria vendosi ta bëjë me detyrim mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura dhe ndëshkimin me 2 mijë lekë gjobë për ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi të mërkurën se kjo masë do të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.