Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tronditet futbolli italian nga bastet, nisin hetimet për arbitrin

16:41 / July 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seria a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dridhet sërish bota e futbollit për shkak të basteve. Këtë herë nuk janë të përfshirë futbollistë apo drejtues skuadrash, por një arbitër (emri i tij nuk përmendet). Prokuroria e Romës po heton një ndeshje të Serisë C, në kampionatin e të rinjve, për të cilën ka pasur baste anormale. Ndeshja nuk ka përfunduar, por është ndërprerë për shkak të një dëmtimi të arbitrit.

Ndeshja është zhvilluar para ndalesës së kampionateve nga pandemia, në fund të janarit, dhe për momentin nuk ka të ndaluar. Sipas “La Repubblica”-s, hetimi ka nisur pasi organet kompetente, të sinjalizuara nga agjencitë e basteve për një fluks anormal bastesh, kanë vënë në dijeni Federatën Italiane të Futbollit. Ndeshja në fjalë u ndërpre pak minuta para fundit, pasi arbitri u dëmtua. Ishte një ndeshje pa interes dhe aty ishin përqendruar bastexhinjtë për një rezultat, që në fakt ishte ndryshe nga ai që po prodhonte fusha.

Duke qenë se në Serinë C nuk ka arbitër të 4-t, dëmtimi i arbitrit bëri që ndeshja të ndërpritej dhe ata që kishin vënë baste me shuma të mëdha për rezultatin final, kanë evituar humbjet. Ky detaj solli reagimin e agjencive të ndryshme të basteve, jo vetëm atyre italiane.

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka parë me kujdes karrierën e arbitrit mes Serisë C dhe kampionatit të të rinjve, duke gjetur shumë anomali: kartonë të kuq të shumtë, shumë penallti, – shpesh nga dy për ndeshje dhe të kombinuara edhe më kartonin e kuq, si dhe sfida që në shumë raste janë shoqëruar me protesta. Tani fjalën e ka Prokuroria e Romës. Nuk ka ende të hetuar, por vetëm të dyshuar.

Arbitrat janë bërë kohët e fundit një levë e rëndësishme sa i takon manipulimit të ndeshjeve. Një rast të ngjashëm ka edhe në Shqipëri, ku një arbitër që ka arbitruar edhe në Superiore, Emirjon Sino, është i pezulluar pa afat për momentin. Nga burime jo zyrtare është thënë se për të ka pasur një sinjalizim direkt nga UEFA, pasi në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë është përsëritur disa herë një penallti. Për të ka një çështje të hapur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.