Mazhoranca dhe opozita do të vendosen paraditen e të hënës sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese që po diskutohen në Kuvend.
Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi është i bindur se shqetësimi i Ramës nuk është ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave, por vetëm heqja e koalicioneve.
“Kushtetuta paska qenë një leckë pa vlerë. Jo për ndryshime sistemi për filozofi politike, por edhe për interesa ndryshohet. Çfarë ka bërë zoti Rama? Ka bërë sondazhet e veta, nuk i leverdis me këtë marrëveshje po të bëjë disa ndryshime të eliminojë koalicionin, i dalin llogaritë më mirë. Nëse e bën me koalicione apo pa koalicione, puna e tij ka mbaruar. Ideja e koalicionit ndihmon për demokracinë. T’i mos e hiq të drejtën e koalicioni, ata që duan ta bëjnë le ta bëjnë. Ditën që hiqen koalicionet opozitës i hiqet një mundësi”, shprehet ai për Abc News.
