Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT / Sherri i bijve të biznesmenëve turbullon kryeqytetin

08:58 / July 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rois Babasi Marcos dhe James Doshi anash Fatmir Hysenbelliu në mes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djemtë e biznesmenëve të njohur janë konfliktuar në kryeqytet me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 16 korrik 2020.

Në dosjen policore për këtë ngjarje, në konflikt janë përfshirë, djali i Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu dhe shoferi i tij Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit Tom Doshi James dhe Marcos Doshi, djemtë e Ndriçim Babasit Even dhe Rois Babasi, Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj, raporton Hashtag.al.

Nga kjo ngjarje kanë ngelur të plagosur shtetasi Rois Babasi i cili madje është arrestuar në një spital privat si edhe Gazmir Bushaj (shoferi i Fatmir Hysenbelliut).

Në dosjen e policisë thuhet se konflikti ka ndodhur mes Fatmir Hysenbelliut dhe djemve të Tom Doshit dhe Babasit si dhe Vis Bajraktarit në dalje të një lokali në zonën e ish-Bllokut.

Sipas dëshmisë së shtetasit Gazmir Bushaj rreth orës 00:30 pasi ai së bashku me Fatmir Hysenbelliun kanë dalë nga lokali në ish-bllok mbrapa tyre kanë ardhur disa persona mes të cilëve ai i identifikon si Rosi Babasi, që sipas tij mbante në dorë një pistoletë në dukje Berrete. Rois Babasi sipas tij ishte në shoqërinë e një prej djemve të Tom Doshit dhe truprojës së tij.

Ai vazhdon dëshminë duke thënë se Rois Babasi ka qëlluar në drejtim të Fatmir Hysnenbelliut dhe më pas duke vrapuar Bushaj i ka dalë përpara dhe ka mbetur i plagosur ndërsa personat e tjerë më pas janë larguar.

Bushaj thotë se Hysenbelliu ka pasur një konflikt me djemtë e Ndriçim Babasit dhe Tom Doshit. Këtë dëshmi e pranon edhe vetë Fatmir Hysenbelliu i cili thotë se para 1 viti e gjysmë është konfliktuar me James Doshi dhe Rois Babasin dhe Vis Bajraktarin ku ky i fundit e ka goditur me gotë në kokë.

Më tej ai thotë e konflikti ishte mbyllur dhe palët ishin sqaruar dhe më pas nuk ka pasur asnjë konflikt me këta persona.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit James dhe Marcos Doshi, Ritvan Toskaj, Even Babasi, Pëllumb Nika dhe Ervis Bajraktari si të përfshirë në ngjarje.

Kurse ndaj shtetasit Rois Babasi i cili është i arrestuar është referuar në polici dosja për veprat penale “prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “plagosje e rëndë me dashje” kurse shtetasi Gazmir Bushaj është referuar për veprën “plagosje e lehtë me dashje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.