Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë dhe mblodhi strukturat e PS në këtë qytet. Mbledhja ka pasur debate dhe mësohet se Rama ka dhënë disa urdhra për të gjithë drejtuesit e institucioneve.
Sot, një ditë pas mbledhjes një nga institucionet më të rëndësishme ka ndërruar drejtor. Pranvera Resulaj, e shkarkur në vitin 2018 është rikthyer sërish në detyrën e drejtores së Tatimeve Vlorë me urdhër kryeministrit Rama.
