Lajmi i mirë për Partizanin. Dy lojtarët e parë që dolën pozitiv me COVID-19, kanë dalë negativë në testet e bëra së fundmi.
Klubi i Partizanit e ka konfirmuar diçka të tillë me një postim të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”: “FK Partizani njofton se dy lojtarët e skuadrës, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë dalë negativ.
Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ”.
