Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DETAJET/ Hapet celulari i 16-vjeçares shqiptare që u gjet e vdekur në Trikala, zbulohet një video…

09:15 / July 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maria 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes misterioze të 16-vjeçares shqiptare Maria, e cila u gjet e pajetë në Trikala.

Sipas një raporti nga ERT, autoritetet po hetojnë të gjitha mundësitë, por ajo që shpresojnë se do të hedhë dritë mbi çështjen është ekzaminimi i telefonit celular, si dhe një video nga një kamerë sigurie, e cila ka regjistruar 16-vjeçaren rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një rrugë aty pranë, për t’u rikthyer në shtëpinë e saj.

Por, nga ai moment deri në momentin kur e mitura u gjet e vdekur jashtë kishës, një “vello” misteri mbulon çështjen.

Rezultati i ekzaminimit mjeko-ligjor i kryer në prani të këshilltarit teknik të familjes tregon lëndime të rënda në kokë dhe kraharor të adoleshentes. Në të njëjtën kohë, këshilltari Teknik, nga hetimi që ai bëri në vendin e kishës, vlerësoi se një e mitur është shumë e vështirë të ngjitet në çatinë e kishës, ndërsa skelat janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.

Autoritetet fqinje kanë filluar ekzaminimin e telefonit celular të 16-vjeçares, në mënyrë që të zbulohet se me kë bisedoi natën fatale. Gjithashtu, pritet të zbulohen edhe lokacionet e telefonave të atyre që ishin në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike atë natë, ku bëhet fjalë për të martën dhe të mërkurën në mëngjes.

Gjithashtu, dëshmitë e të afërmve dhe oficerit të policisë, 27-vjeçar, i cili pranoi se pa vajzën në natën fatale për rreth një orë dhe e la atë të kthehej në shtëpi, kanë përfunduar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.