Situata është tensionuar pas shpalljes së Tiranës kampione, tifozët bardheblu nuk mund të përmbaheshin dot nga gëzimi dhe për këtë arsye kanë dalë dhe kanë festuar te Sheshi “Nënë Tereza”. Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, tensioni dhe irritimi pas veprimit të policisë ka qenë i madh te tifozët, për të cilët kjo ishte një ditë e veçantë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
