Komisioni i Posaçëm Hetimor për Ilir Metën po diskuton sot për raportin që do i dërgojë Kuvendit për votim.
Brenda shumicës nuk janë të gjithë dakord me raportin e hartuar seancën e kaluar nga repaltorja socialiste Klotilda Bushka që tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit dhe kërkon hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit.
Bashkim Fino e kundërshtoi raportin. Ai tha se nuk mund të njollosim veten me një rezolutë.
Diskutimet në Komisionin Hetimor
Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.
Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.
E kemi nisur këtë Komision me shqyrtimin e çështjes me objekt “Shkarkimin e Zotit Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës”. Nuk mund ta mbyllim këtë Komision duke modifikuar objektin e veprimtarisë në: “vërejtje për Zotin Meta në detyrë President i Republikës”. Maxhoranca sot ka vetëm dy opsione:
1- Ose voton për ”shkarkimin e Presidentit të Republikës”,
2- Ose voton “kundra shkarkimit të Presidentit” duke votuar pro “shkarkimit| të Republikës”.
Unë Ju ftoj të reflektojmë duke kujtuar pak jo vetëm gjithë sa ka bërë, por edhe pak nga ato që ka thënë Presidenti: Presidenti foli për anëtarë të një grupit të organizuar kriminal që pa ja vënë veshin atij, vendosi të zbatojë Kushtetutën dhe të zhvillojë zgjedhjet lokale në datë 30 Qershor. Ndaj ne sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë ndërkohë peng nga Presidenti e që për këtë arsye sot po arsyetojmë që nuk ekzistuakan më shkaqet për shkarkim. Ndaj unë Ju ftoj të reflektojmë përpara se çështja të votohet në seancë plenare”, nënvizoi më tej Fino.
Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.
Ka edhe qëndrimin politik të shumicës. Shumica nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore dhe politike, evidentoi shkeljet dhe jep rekomandimet. Mund të ndodhë që në seancë të mos miratohet ky raport dhe të gjykojë seanca, që ka më tepër apo më shumë se kaq.
Bashkim Fino: Këtu nuk ka dëshirë personale të shkarkimit të presidentit. Distaninim duhet ta bëjë edhe vetë zoti Hyseni nga këto fjalë.
Alket Hyseni: Që të sqaroj zotin Fino, nuk iu referova dëshirës së tij, por ndonjë kolegu. Nuk iu referova Finos personalisht. Parlamenti i tërheq edhe veshin presidentit,që çke me të, dhe me këtë rast i është tërhequr cke me të, fort dhe nuk është cështja nga ana e etikës apo disiplinës.
