Mësohet se gjatë diskutimeve në Këshillin Politik Rama ka shjeguar ndryshimet kushtetuese.
Dosja.al shkruan se kreu i qeverisë ka thënë se nuk do të ndryshohet as sistemi, as zonat zgjedhore, por vetëm do të hapen listat. Më tej Rama ka thënë se i qëndron marrëveshjes dhe kërkon nga PD që të japë mendimin e saj se si do të garantohet kuota gjinore.
“Në bisedime me opozitën parlamentare kemi dakordësuar hapjen e listave. Duhet të reflektojmë në Kodin Zgjedhor sanksionim të hapjes së listave. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. Ne do t’i qëndrojme marrëveshjes, duhet miratuar. Jepni mendim si të garantojmë kuotën gjinore”, mësohet të ketë thënë Rama.
