Motra e Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës është zgjedhur në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose siç njihet ndryshe dhe Komisioni I Vettingut.
Ky institucion bën me dije se pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro nga 11 që kanë votuar, kandidatja Pamela Qirko.
Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.
Nga kjo e martë, Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
