Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pase ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë.
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, thotë Rama.
