Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e studentëve. Ai tha se opozita i siguron studentët që nuk do e humbin vitin akademik.
“I kapur nga paniku Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha.
