Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar? Reagon Ministria e Jashtme

09:35 / November 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria e jashtme 3 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Në një reagim zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në këtë incident. Sipas institucionit, territori shqiptar nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke theksuar se ato janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

Në përfundim, Ministria u ka bërë thirrje personave dhe institucioneve përgjegjëse për përhapjen e këtyre pretendimeve që të korrigjojnë informacionin, ndërsa ka kërkuar më shumë saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.

Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë.

dron Ministria e Jashtme reagn sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

VIDEO/ Panik në koncertin e Don Toliver në Mançester, evakuohen 12 mijë persona pas përhapjes së një substance të panjohur

09:42 / November 23, 2026

Moti i keq dhe reshjet e shiut në Kukës, disa zona pa energji elektrike, të gjitha akset kombëtare të kalueshme

09:32 / November 23, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Zhvillohet Kampi i Restaurimit 2026 në Gjirokastër

17:46 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.