Partia Socialiste e Shqipërisë ka firmosur sot marrëveshjen me tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë, ka qenë Taulant Balla ai që tha se dakordësia është arritur me unanimitet.
Numri dy i PS tha se opozita e re ka firmosur të mbështese me votë në seancë parlamentare projektligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ato kushtetuese.
