Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me opozitën parlamentare.
Në një komunikim për mediat Rama theksoi se marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet me 23 korrik.
“Marrëveshja e nënshkruar sot duhet të kthehet në materie ligjore dhe kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh ai.
Po ashtu ai theksoi se nuk duhet humbur kohë pasi sipas tij marrëveshja e 5 qershorit ka një rëndësi edhe për shkak të futjes së teknologjisë si proçes.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
I kënaqur nga kjo marrëveshje?
I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus edhe pse jo të gjërë. Një orë e më parë të mblidhet Këshilli Politik, kemi hapur një diskutim dje mos gabohem. Opozita kërkonte dje të dinte datën e saktë për kalimin e 5 qershorit, data e saktë është 23 korriku. Kemi nevojë për të bashkëpunuar lidhur me ndryshimin Kushtetues për hapjen e listave.
Jeni të sigurt që do t’i keni 84 vota për Kodin?
Kemi bërë goxha debat, veçanërisht me zotin Murrizi. Nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi pasur sinjale të mira nga dy grupet e tjera. Do të ishte mirë të votonin. Ne do të vazhdojmë të punojmë, nesër miratohet futja në rendin e ditës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje sa më të gjerë.
Do ta miratoni 30 korrikun pavarësisht qëndrimit të PD?
Parlamenti ka të drejtë të vendosë për gjithçka. Uroj që nesër të mblidhemi me Këshillin Politik. E kam shprehur dëshirën time, i kam thënë Damianit që jam gati që nesër. Do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe më 5 qershor duhet të kthehen në materie ligjore. Ka një arsye pse u zgjodh 23 korriku, sepse nuk kemi kohë. Duhet kohë që e kemi humbur prej PD-së. Pra duhet të ngrihet edhe KQZ-ja e re. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes por ndryshimet duan kohën e tyre. Pastaj ja sheshi, ja mejdani. Jo unë po kushdo që pretendon që të bëhet Kapedan. I bëj apel Lulzim Bashës që të mos bëjnë gabimet e të shkuarës që të mos refuzojnë tryezat dhe të vazhdojmë punën se bashku. Nuk jemi të detyryar të biem dakord për të gjitha. Kemi mundësi që të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë lëshimet e veta.
