Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bushati në konferencën “E ardhmja e Europës”: Populli nuk ushqehet me kapituj, të promovojmë vlerat europiane me inciativa konkrete për njerëzit

12:25 / July 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 07 22 at 12.02.43 PM 338x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në konferencën “E ardhmja e Europës”, me pjesëmarrjen e 100 të rinjëve nga Gjermania, Franca dhe Ballkani Perëndimor. Të rinjtë e këtyre vendeve kanë diskutuar mbi sfidat e BE-së, dhe kanë dalë në disa rekomandime të cilat i kanë diskutuar në këtë konferencë me Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, dhe ambasadoren franceze nw Gjermani Anne-Marie Descôtes.

Ish-ministri Bushati ndërsa vlerësoi rekomandimet këtij grupi të rinjsh energjik si kurajoze por edhe të rëndësishme për BE-në dhe të ardhmen, në fjalën e tij ai u ndal në tre momente të rëndësishme.

Bushati vlerësoi Presidencën gjermane të BE-së, si shumë të rëndësishme jo vetëm për faktin se është e fokusuar tek të rinjtë por sidomos për vëmendjen tek Ballkani Perëndimor, çka nuk ka qenë rasti me të gjitha presidencat.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor po përballet me kërcënimin demografik për shkak të hendekut të madh zhvillimor mes BE dhe BP.

“Ne jetojmë në epokën digjitale dhe është shumë e vështirë për të rinjtë që të binden se mund të kenë një të ardhme të qëndrueshme në rajon, sepse ata janë të ekspozuar me njohuri të mëdha në lidhje me përfitimet dhe mundësitë që vinë nga vendet e zhvilluara, pa folur këtu për nivelin e papunësisë së të rinjëve që është dyfish krahasuar me vendet e BE ”.

Sado të rëndësishëm që janë kapitujt dhe stadartet në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është po kaq e vërtetë që njerëzit nuk ushqehen me kapituj, prandaj kemi nevojë të promovojmë të gjitha vlerat e europës me iniciativa konkrete për të shkuar tek njerëzit, komunitetet, agjentët e ndryshimit dhe të mos kufizohemi në konsolidimin e këtij projekti në nivel politik apo burakratik.

Bushati tha se situata aktuale mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është një balancë mes sfidave socio-ekonomike, ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit teknologjik me të cilat po përballet i gjtihë globi dhe nga ana tjetër BP i cili është mësuar ta shohë BE-në si një bankomat parash më shumë sesa sistem vlerash dhe standartesh.

Një tjetër moment i rëndësishëm, vijoi ai, ka të bëjë me efektin psikologjik të procesit të zgjerimit. “Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt të tranzicionit dhe në dekadën e tretë të angazhimit intensiv me BE-në dhe po ti referohesh hartës së Ballkanit Perëndimor kupton që ky process nuk ka ecur me ritmin e duhur. Prandaj, do të ishte e këshillueshme jo vetëm politikisht por edhe psikologjikisht të mos flitej më për process zgjerimi sesa për konsolidim të projektit europian”.

Ballkani Perëndimor po përballet me disa “sëmundje”, të cilat kërkojnë jo vetëm kurajo politike por dhe një diskutim të hapur e miqësor për tu adresuar sic duhet sa më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.