Pasditen e sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore. Siç u tha edhe më herët në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.
Ndërkohë mësohet se dita e sotme ka qenë e ngarkuar me shkëmbim mesazhesh nga negociatori i PS, Gjiknuri, i cili ka kërkuar mbledhjen e sotme të Këshillit, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.
Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten. Pra, opozita e bashkuar ka thënë se do të jetë pjesë e Këshillit Politik, por ose nesër pasdite, ose ditën e premte.
