Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Truprojë-shofer dhe 2 nënoficerë, qeveria ‘blindon’ kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazin (VENDIMI)

19:50 / July 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zef mazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur që kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi të ruhet dhe mbrohet nga Garda e Shqipërisë. Sipas vendimit të qeverisë, në dispozicion të tij do të jenë 2 nënoficerë e një truprojë- shofer. Zef Mazi u zgjodh si kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për anëtarësimin në BE më 9 maj. Ai kërkoi nga të gjitha palët e spektrit politik mbështetje për çështjen e procesit të negociatave, duke i konsideruar si më të rëndësishmet për Shqipërinë në 70 vitet e fundit.

VENDIMI

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 5.9.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE TË TJERA TË LARTA SHTETËRORE TË VENDIT, QË DO TË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas shkronjës “e”, të pikës 1, të vendimit nr.591, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:

“ë) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me truprojë–shofer, gjithsej 2 nënoficerë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.