Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fëmija ‘fryt’ i një përdhunimi, 41-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Nuk u ktheva kurrë në atë shtëpi të mallkuar

20:08 / July 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatbardha Hoxha pa gjurme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe dhe bie pre e një përdhunimi, dramë kjo që po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes. Gjithçka nisi kur Fatbardha ishte akoma një adoleshente, ende pa mbushur 17 vjeçe, përjeton tmerrin e një abuzimi seksual.

“Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdhunuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin që abuzoi me mua sepse isha e vogël .Pas përdhunimit, që nga ai moment më shkëputën nga shkolla…atë kohë se dija çfarë do të thotë të jesh shtatzënë sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja. Deri sa një ditë gjyshja më mori në shtëpinë e saj dhe aty më priste një mami. Ajo më pa dhe nisi të qajë, sepse e dinte se çfarë më priste, por unë as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Gjyshja ishte e para që kuptoi që unë isha shtatzëne. Kur më dërguan për vizitë doktori më informoi që isha në muajin e 6 të shtatzënisë. Pastaj më mbajtën në Durrës te tezja dhe ajo planifikoi një abort, që kushtonte afro 120 mijë lekë të vjetra dhe ne nuk i kishim mundësi”, tha ajo në Report Tv.

Fatbardha rrëfen se si nën presionin e familjes ajo duhet të abortonte fëmijën, edhe pse në mungesë të ardhurash, ajo shprehet se familjarët organizuan gjithçka.

“Me ndihmë dhe borxhe arritën t’i mblidhnin paret, por kur shkova në spital për të bërë abortin, doktori më tregoi fëmijën dhe atë moment unë nuk munda dot ta bëja abortin. Që nga ai çast, prindërit më larguan për te tezja në qytetin e Durrësit. Por pas 2 muajsh fëmija erdhi në jetë, ekzaktësisht në 9 Maj të 1996. Por unë kurrë nuk e preka djalin, as aromën s’ia mora dhe as gji nuk i dhashë. Pasi prindërit më vendosën kusht që nëse merrja djalin me vete në shtëpi duhet të largohesha nga shtëpia. Por unë u ktheva te tezja sepse më mashtruan duke më dhënë një letër ta firmosja, por më pas e kuptova që kisha firmosur braktisjen e djalit. Djalit ia vendosëm emrin Elton nga një infermiere që ishte aty pranë, pasi atë moment unë isha e shokuar”, përfundon me lot në sy 41- vjeçarja. Gjithçka që ajo ruan si kujtim sot, është e qara e tij foshnje dhe shpresat i mban se një ditë do t’i jepet mundësia jo vetëm ta shikojë, ta përqafojë e të kujdeset për të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.