Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Neshat Murati rrëfen ëndrrën kuqezi dhe objektivat

13:40 / July 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
instgram Talenti Shqiptar3 1024x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai bie shumë lehtë në sy mes shokëve të skuadrës për shkak të gjatësisë së tij. Neshat Murati luan si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares U-19. Djaloshi shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut ka spikatur me paraqitjet e tij me klubin e Shkëndijës dhe tashmë prej pak kohësh ia doli mbanë të veshë fanellën kuqezi. Një ëndërr e bërë realitet për Muratin, i cili në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org tregon se si e nisi futbollin dhe objektivat e tij për të ardhmen.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

– Si fillim, si çdo fëmijë ishte dëshira shumë e madhe për të luajtur futboll si profesionist, sepse që nga ajo kohë shihja ndeshje futbolli në televizor dhe më pëlqente shumë futbolli si sport.

Në moshën 7-vjeçare kam hedhur hapat e parë në futboll, në klubin “Dardanët” në Tetovë, ku kam kaluar 5 vite të bukura me shumë motivim dhe shumë dashuri për futbollin. Dëshira dhe pasioni për futbollin lindi që nga ajo kohë, sepse e shihja se futbolli ishte pikërisht sporti i duhur për mua.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Prindërit e mi ishin të parët që më afruan me këtë sport dhe kishin besim tek unë. Babai im po ashtu vinte në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje për të më parë në aksion. Gjithmonë, prindërit më thonin se dëshira e tyre më e madhe ishte që një ditë të luaja për Kombëtaren Shqiptare dhe ja ku erdhi edhe ajo ditë. Ia dola mbanë dhe e bëra realitet këtë ëndërr.

– Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?

– Në mëngjes fillon stërvitja me klubin, ku në orën 8:30 duhet të paraqitemi në dhomat e zhveshjeve, ndërsa stërvitja fillon në orën 10:00 dhe zgjat dy orë. Pastaj pas stërvitjes mundohem të pushoj dhe në orën 17:00 vazhdoj me stërvitje në palestër deri në orën 18:00. Më tej, mundohem të kaloj kohë me familjen.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Futbolli për mua është i gjithi sakrificë. Nga koha që kam filluar hapat e para të futbollit e deri më sot për mua çdo ditë ka qenë sakrificë, punë dhe përkushtim i madh ndaj futbollit.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im për të ardhmen është që të arrij majat, pra të bëhem një lojtar i madh në Europë, dhe të luaj për Kombëtaren A të Shqipërisë.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që të punojnë shumë fort dhe të mos ndalojnë së besuari në ëndrrat e tyre! Sepse unë mendoj që puna është çelësi i një suksesi.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Idhulli im në kombëtaren tonë është padiskutim Lorik Cana, sepse edhe pozicioni im në fushë është qendërmbrojtës njësoj si Cana. Ai ishte kapiten dhe lider i Kombëtares dhe mendoj se ai është shembull për t’u ndjekur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.