Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me Kryeministrin Edi Rama. Në nisje të fjalës Murrizi tha se Rama sot ishte i sinqertë në një pikë vetëm kur Rama tha se sot do votohet për Lulzim Bashën.
Por teksa Murrizi po fliste Rama u largua nga salla dhe deputeti i opozitës tha se Kryeministri shkoi të shtypte butonin.
“E vetmja deklaratë e sinqertë e juaja këtu ishte që thasë se sot do të shtypni butonin për Lulit. Ka vite që në këtë sallë (Rama largohet nga salla dhe Murrizi njoftohet nga deputetët), ka shkuar të shtyp butonin më duket”, tha Murrizi.
Këto deklarata erdhi pas fjalës së Ramës, i cili tha se PS nuk ka fituar asnjë nga marrëveshja e 5 qershorit. Kreu i qeverisë tha se sot votohet për Lulzim Bashën dhe partinë demokratike.