Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes u shpreh se ranë dakord duke miratuar pjesën e ligjeve që ishin dakordësuar më parë, ndërsa theksoi se PD-LSI refuzuan që në këtë tryezë të diskutohej për hapjen e listave.
“Unë propozova që në vazhdën e takimeve që të vazhdonin diskutimet për ndryshimet Kushtetuese. Fatkeqësisht opozita kërkoi që kjo çështje mos të dialogohet në Këshill. Ne kërkuam dialog, dhe kemi mundësi të diskutojmë. Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim. Si duket PD kërkon mos të punohet më në këtë drejtim. Menduam që edhe në përgjigjie të partnerëve, Këshilli Politik mund të ishte një forum i mirë. Kjo ishte një zgjedhje politike. Kodi Zgjedhor do implementoje të gjitha rekomandimet e ODHIR. Ne ishim gati që të diskutonim sot, opozita nuk e shfaqi këtë dëshirë”, tha Gjiknuri.
