Bylykbashi: Një paketë sot u dakordësua dhe është e detyrishme për t’u miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll 5 qershorin se ka edhe depolitizimin e administrën, por është rënë dakord për zgjedhjet e ardhshme. Partitë politike do të kenë rolin e tyre në monitorimin e procesit. Ajo që ne bëmë të qartë është se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat 5 qershorin dhe produktin e saj, dhe nuk është produkt i KP është e papranushme.
Vasili: Një çështje tjetër e hedhur në tavilinën e KP ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi është depozituar vetëm para dy ditësh. Është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Për Kodin u deshën 6 muaj, kërkohet që për Kushtetuta të ndryshojë për 6 ditë. Bëhet fjalë për ndryshime që nuk janë për të zgjidhur hallet.Keni parë që në emër të popullit flasin hajdutët e votave të popullit. Dosjet 184 dhe 339 kanë këta për autorë. Çdo pretendim për mungesë vullneti nga opozita është i kundërt. Duam datë, kohë dhe verdiktin se ku do të shkojnë. 5 qershori ndan zgjedhjet normale nga ato të manipuluara. Ky vullnet është bindja e një opozite serioze.
