Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si po thellohet përplasja mes “Sakatit” dhe “Tarzanit”/ Informacioni që i kushtoi jetën Emiljano Ramazanit nga bandat e Elbasanit

23:05 / July 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia elbasan naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në Elbasan duke se nuk mbetet vetëm tek një konflikt i momentit mes bandave për shitjen e lëndëve narkotike në qytet. Detaje të reja janë mësuar nga grupi hetimor, duke e lidhur vrasjen e 39-vjeçarit me ngjarje të ngjashme në të shkuarën, plot dy vite më parë.

Dyshohet se eliminimi i Ramazanit ka lidhje me një tjetër vrasje që ka ndodhur në këtë qytet, në vitin 2018 dhe se vrasja e tij është bërë për hakmarrje mes grupeve kriminale që operojnë në Elbasan (grupi i “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”). Edhe pse nuk ka të akuzuar për ngjarjen, grupi hetimor bën me dije se bëhet fjalë për disa nga grupet më në zë që dyshohet se fshihen pas ekzekutimeve të viteve të fundit në qytet.

Megjithatë Ramazani nuk rezulton i përfshirë direkt në vrasje por mendohet se ka pasur dijeni ose ka marrë pjesë në role të tjera, duke ndihmuar grupet që kanë kryer ekzekutimet.

Për të shmangur përplasje të tjera, Policia ka bërë pjesë të hetimeve të gjithë të afërmit e personave të vrarë në 2018-ën, shkruan Dosja.

Viktima Emiljano Ramazi kishte një background të pasur kriminal. Në shkurt të 2019-ës ai është shpallur në kërkim për plagosje të lehtë dhe 7 muaj më vonë është arrestuar me 50 doza metanol. Kësisoj ai u lirua dhe çështja e tij u pushua nga prokuroria. Ramazi rezulton i dënuar vetëm një herë për shpërndarje kokaine në Elbasan. Në 2017-ën Prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për të dhe Mariglen Kamamin, për shpërndarje kokaine. Një vit më vonë të dy këta persona u morën të pandehur dhe dërguar në gjykatë.

Organi i akuzës kërkoi 8 vite burg për Ramazanin dhe 7 vjet për Kamamain, mirëpo në fund të procesit ata dolën të pafajshëm. Aktualisht çështja është apeluar dhe dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.