Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Federata Nigeriane i dërgon mesazh Egbo, trajneri i shkel syrin: Jam gati, të luftojmë për Botërorin

23:34 / July 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
egbo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emanuel Egbo duket se tani po e kupton relaisht atë që ka arritur në stolin e Tiranës, duke u shpallur kampion i Shqipërisë. Tekniku i bardhebluve është kthyer në personazhin e ditës në Afrikë ku vazhdojnë intervistat e tij të panumërta atje dhe komplimentet pasi ka bërë një gjë të cilën asnjë afrikan tjetër më parë nuk e ka arritur.

Kjo ka sjellë urime edhe nga Federata Nigeriane e Futbollit e cila i ka nisur atij një letër urimi duke e përshëndetur për arritjen e tij në Shqipëri.

“Është me një krenari të madhe që Federata dhe e gjithe familja e futbollit ngierian mësoi për arritjen tënde shembullorë si trajneri i parë nigerian, me ngjyrë dhe afrikan që fiton një kampionat madhor europian, pasi ke drejtuar KF Tiranën në majën e kampionatit shqiptar kur kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fund të seioznit.  Gjatë kësaj arritje, u bërë njëkohësisht edhe afrikani i parë që kualifikon një skuadër për Ligën e Kampioneve”, shkruhej në letrën që iu dërgua nga Sekretari i Federatës, Mohamed Sanusi.

Vetë Egbo nuk e ka fshehur dëshirën që ka që të jetë pjesë e ekipit kombëtar të Nigerisë dhe në një intervistë televizive tregoi se ishte gati të jepte kontributin e tij, edhe pse ndërkohë Tirana e mendon të rinovuar kontratën me të. “Do të ishte krenari e madhe që të kthehem të jap kontributin për vendin tim, të gjithë do të dëshironin. Dua që të shoh Nigerinë të luftojë përsëri për të fituar Botërorin, siç nuk kemi bërë kohët e fundit. Jam gati nëse më bëjnë një ftesë”, ishin fjalët e Egbo.

https://streamable.com/fsrzz6

Egbo mesazh nigeriane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.