Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Astrit Patozi tregon raportet me Bashën: Unë me Lulin si person as s’më ka borxh, as s’i kam asnjë borxh. Edhe po ma pati, unë ja kam falur

17:30 / July 24, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim basha Astrit PAtozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi votimin e marrëveshjes së 5 qershorit e ka cilësuar si të padobishme, pasi sipas tij, kjo qasje nuk do të zgjidhë krizat ciklike në Shqipëri. Ai tha në Euronews Albania, se pavarësisht qëndrimit për marrëveshjen, BD-ja e ka votuar atë pasi është e prirur të njohë realitetin politik.

Lideri i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u shpreh pro listave të hapura, ndërsa shtoi se ky ndryshim me shumë gjasë do të votohet në Kuvend në seancën e 30 korrikut.

“Unë mendoj se marrëveshja e 5 qershorit është gjëja më e padobishme që mund të bëhej për zgjidhur e krizat ciklike në Shqipëri.  Pavarësisht që me gjithë mospranimin tonë apo refuzimin tonë ne gjithsesi e kemi votuar atë, ne kemi një deputet në Parlament, i cili ka votuar pro jo se na pëlqen, por ne pranojmë realitetin politik në Shqipëri.  Pranojmë palët në këtë. Pala tjetër është PD dhe opozita e bashkuar si një realitet politik që duhet konsideruar.

Ne jemi po hapjes së listave që do të ndodhi me shumë gjasa. Ky është një hap gjysmak, por në drejtimin e duhur, dhe ne si e tillë nuk kemi pse ta hedhin poshtë.  Ne e konsiderojmë se ky është hap i duhur, sepse këtë e kërkon shumica e shqiptarëve dhe këtë e japin të gjitha sondazhet. Fakti që e dëshiron këtë edhe Edi Rama për ne nuk është ndonjë sakrilegj. Sigurisht se është një taktikë hileqare e Edi Ramës që të përfitojë duke hedhur po them “urën e zjarrit” brenda kampit të opozitës, por kjo është çështje e tij”, tha ai.

Gazetarja Bruna Çifligu pyeti kreun e BD-së për raportet që ka me kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për këtë çështje, z. Patozi theksoi se qëndrimet politike mes tyre nuk janë të njëjta.

“Unë me Lulzim Bashën si person as s’më ka borxh as s’i kam asnjë borxh. Edhe po ma pati, unë ja kam falur, por unë nuk e di se çfarë bën ai.  Raportin institucional mes dy parive nuk e vendos vetëm unë, por do ishte mirë që  edhe vetë Basha të mos e vendoste.  Ne jemi shumë larg me PD, dhe më vjen shumë keq për këtë. Jemi larg se duhet të ishim shumë afër.  Ne rast se Basha do të kishte të gjysmën e platformës që ne kemi propozuar për demokratizimin e ambientit politik në Shqipëri dhe jo thjesht për arnimin e sistemit zgjedhor. Ne sigurisht do të ishim në një varkë dhe të gjithë bashkëpunimet do të ishin të mundshme, por Basha e do Shqipërinë si në vitin 2008. Jemi larg në qëndrime”, shtoi ai.

Pyetjes se a ka gjasë që përsëri të rikthehet në Partinë Demokratike, kreu i Bindjes Demokratike tha se ky nuk është qëllim në vetëvete, por shtoi se partia e tij është e hapur të bashkëpunojë me çdo parti tjetër që kërkon ndryshimin e sistemit, dhe jo thjesht rotacionin politik.

“Unë nuk e kam qëllim në vetvete kthimin në PD, por mbase as PD nuk i duhem fare unë. Unë kam bërë një zgjedhje:  Nga PD nuk më largoi njeri me pushkë, por u largova vetë, sepse mendova se në atë parti nuk ekziston më as  minimumi i rregullave për të qenë bashkë në një organizatë politike. Sigurisht, unë kam bindjet e mia, të cilave u qëndroj i kemi publike gjerat ashti siç i ka edhe PD. Për aq kohë sa dy vektorë nuk bashkohen,  ne nuk kemi se çfarë të diskutojmë. Unë as s’jam vrarë e as s’jam prerë me Lulzim Bashën. Politikisht me Bashën jemi larg, ne jemi të prirur të bashkëpunojmë me çdo parti politike shqiptare. Të gjithë partitë që janë për ndryshimin e sistemit. Ne jemi për ndryshim dhe jo për rotacion”, theksoi Patozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.