Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar vendimin e marrë sot në mbledhjen e opozitës së bashkuar. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin që të shprehin sot qëndrimin për hapje të listave.
“Marrëveshja e 5 qershorit më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvend, është një bazë për zgjedhje normale, por nuk është ajo që donim ne. Është një marrëveshje e arritur në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Dua të përshëndes qëndrimet e ndërkombëtarëve ditën e djeshme pas miratimit të marrëvëeshjes. Opozta e bashkuar është kundër çdo ndryshimi kushtetues unilateral. Këshilli Politik është vendi ku mund të diskutohen të gjitha çështjet. PS ka ndryshuar disa herë qëndrim për listat e hapura. Dua të njoftoj opozitën e bashkuar ka mandatuar sot Bylykbashki dhe Vasili që sot në këshillin Politik të deklarojnë e se: Opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave dhe të mos preken koalicionet. Ky propozim do të parashtrohet në tryezën e Këshillit Poltik”, tha Basha.
