Tirana duket se është ende “e dehur” nga fitimi i titullit javën e shkuar dhe “ra” ndaj Laçit. Kurbinasit arritën të fitojnë me ndihmën e dy golave në pjesën e parë dhe një në fund të ndeshjes, që bënë të pavlefshëm atë të Torasës në fund. Dy herë Nuabueze dhe një herë Xhixha, bën që kampionët bien në Laç. Në fund ka kohë për golin e nderit të Tiranës. Ishte Torasa, që shënon një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, duke e lënë në vetëm tre numrin e ndeshjeve, ku bardheblutë nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë kampionat. Me këtë fitore Laçi siguron vendin e tretë dhe eliminatoret e Europa League.
Postime te ngjashme
Add A Comment
