Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi dhe Vasili: Mazhoranca kërkon vetëm ndalimin e koalicioneve, presim të reflektojnë

20:36 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oerd Bylykashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas mbledhjes së Këshillit Politik. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se nisma e opozitës është shumë e qartë që kërkon lista të hapura dhe të mos preken koalicionet dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve.

Më tej Bylykbashi tha se  mazhoranca duhet të reflektojë dhe të pranojë hapjen e 100% të listave, pasi kjo çështje i takon vetëm Këshillit Politik.

“Sot ne kemi depozituar një nismë të qartë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë nëse listat do hapen, ato do hapen 100%, por me kusht që të mos ndryshojë formula e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve. Edi Rama hapjen e listave e ka vetëm për të hequr koalicionet. Edi Rama u hap listat, por u mbyll të drejtën që të japin votën për një parti të casktuar. Rama kërkon që të ndryshojë rregullat e garës, ne kërkuam qëndrimin politik nga përfaqësuesi i mazhorancës, por ai refuzoi ta bënte këtë gjë. Ne i dhamë dhe modelet në Evropë dhe ata refuzuan sërish që të jepnin qëndrimin e tyre. Modeli i koalicioneve si në Shqipëri, përdoret në Danimarke, Itali, Estoni, Greqi etj. Por Edi Rama kërkon të vrasë të drejtën e partive politike për tu bashkuar në liri të plotë. Ne presim nga maxhoranca që të reflektojë dhe kjo çështje i takon Këshillit Politik. Ne jemi gati në çdo kohë për diskutime”, tha Bylykbashi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.