Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre”, a po paralajmëron opozita një tjetër 21 janar

15:36 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana demonstrations of 21 January 2011 NOCAPTIONS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në A2CNN për aksionin e nisur tashmë nga opozita. Kryetari i PD, Basha ka nisur turin e takimeve në rrethe që i paraprin protestës së 16 shkurtit.

Paloka u shpreh se tashmë shqiptarët duhet të marrin në duar fatin e tyre. Ai theksoi se protesta është kërkuar nga qytetarët për rrëzimin e qeverisë.

“Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Pakënaqësia ndaj kryeministrit është kthyer gati në urrejtje dhe këtë e shprehin kudo ku hasen me problemet dhe hallet. Ne e kemi prekur këtë realitet. Ka qenë këmbëngulja e qytetarëve për t’u ngritur në një protestë për të rrëzuar këtë qeveri. Sot, kërkesa e qytetarëve është për të dalë në një protestë për ta rrëzuar këtë qeveri. Problemet e tyre zgjidhen me largimin e kësaj qeverie”, tha Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD foli edhe për hapat e protestës dhe synimeve të saj. “Protestohet për hallet e qytetarëve. Hapat e mëtejshëm janë largimi i kësaj qeverie dhe më pas krijimin e kushteve për krijimin e zgjedhjeve të lira. Sot zgjedhjet i përcaktojnë banditët. Ne i japim edhe alternativën qytetarëve dhe shpalosja e programit ekonomik është një ndër hapat e opozitës. Kjo protestë nuk ka të bëjë fare me 21 janarin, ku Rama synoi të merrte pushtetin me dhunë. Nëse nuk proteston për të drejtat e tua, e meriton qeverinë që të të shkelë. Ne nuk i çojmë njerëzit të lënë kokat në kryeministri për të marrë karrigen Lulzim Basha, të cilën do ta bëjë me votë. Në këtë protestë nuk do të ketë dhunë”, u shpreh ndër të tjera Paloka.

edi paloka Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.