E shtuna e 25 korrikut 2020 do të mbetet një datë e shënuar në karrierën e Elseid Hysajt, futbollitstit të Kombëtares që shënoi golin e parë në Seria A pas 9 vitesh si profesionist, 5 të fundit me Napolin.
Futbollisti i klasit 94 realizoi golin e parë në ndeshjen që Napoli fitoi 2-0 kundër Udinese-s për javën e 36 të Seria A. Në minutën e tetë mbrojtësi avancoi drejt hyrjes së zonës dhe me një të djathtë e bëri të pakapshme goditjen.
