Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet biznesmeni i njohur në Durrës

12:12 / July 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baroni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar pronarin e ‘BAR BARONS’, i cili ndërhyri në biznesin e tij në Durrës dhe si pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i fuqishëm.

Bari në fjalë u bë lajmi kryesor në situatën post-tërmet pasi pronari kishte holluar kollonat për të pasur më shumë hapësirë për lokalin e tij e për rrjedhojë, pallati në Durrës u shemb totalisht dhe për pasojë, humbën jetën dy persona.

“Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.