Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mero Baze/ Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur!

20:44 / July 26, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim në Përmet, ku Partia Demokratike po “interesohej” të mblidhte propozime nga baza, një nga anëtarët e PD, propozoi Ilir Rusmalin, meqë e kanë pasur si përfaqësuesin e zonës së tyre në PD dhe një nga figurat më të larta të tyre në kohën që PD ishte në pushtet. I deleguari i Lulzim Bashës ju përgjgj prerë, se nuk mund të propozoni njerëz që nuk janë më të afërt me PD. Pas kësaj vazhduan propozimet për Tritanin, Dashon etj. Ilir Rusmali ndoshta nuk dëshiron vërtet të jetë kandidat i PD, por keqkuptimi që kanë krijuar demokratët në bazë nga e drejta për të propozuar, tregon problemin që kanë listat e hapura me një sistem të mbyllur gare.

Ky detaj tregon se në kulmin e debatit për listat e hapura, sidomos pas bekimit nga Basha, brenda Partisë Demokratike, po luhet një dramë që tregon se sa pak i bëjnë punë një partie listat e hapura, kur ka vdekur gara. Procesi, i cili duket që është tërësisht i mbyllur, ka dy probleme serioze. E para, po nxjerr në pah propozime qesharake, që janë kryesisht burokratë të partisë, apo njerëz që e nxjerrin emrin vet. Dhe e dyta procesi imiton shijet politike të Bashës, pasi asnjë kritik të tij, nuk e përfshijnë as si kandidat të mundshëm. E kuptoj që është proces fallco, ndaj nuk ja vlen ta gjykosh seriozisht. Por dhe si proces fallco bën dëm, kur bëhet fjalë për një hap të madh, siç janë listat e hapura.

Listat e hapura nuk e zgjidhin krizën e demokracisë brenda partisë, nëse procesi i hartimit të listës nuk është i hapur. Ti mund të hapësh listat dhe të vendosësh aty njerëz që do ti dhe kështu nuk ka asnjë kuptim, pasi kushdo që të fitojë, është sërisht i yti. Listat e hapura kërkojnë proces paraprak konkurrimi real, nëse dëshiron të kesh produkt. Ajo që po ndodh me propozimet e “bazës” së PD, edhe pse nuk është serioze, mund të bëjë dëm serioz, pasi shumë vetë e kuptojnë që nuk bëhet fjalë për hapje, por për një garë mes besnikëve të Lulit. Njësoj si në Përmet me Rusmalin ka ndodhur në Lushnjë me Murrizin, në Vlorë me Patozin në Tiranë me Rudinën, në Shkodër me Jozefinën etj.

Në këtë prizëm, serioziteti me të cilin PD po kërkon listat e hapura 100 për 100 dhe monstruoziteti me të cilin i mbyll derën çdo emri në PD që nuk është pjesë e klanit të Lulit, do ta dobësojë dhe më keq garën, pasi do t’i ofrojë shqiptarëve për të zgjedhur vetëm ofertën e Lulit dhe jo ofertën opozitare. Nga ana tjetër, ky proces kështu siç po degradon, ka dhe anën e tij komike, pasi këta anonimët që propozojnë veten dhe që e dinë se nuk do jenë të parët në renditje, ngushëllohen se listat do të jenë të hapura.

Por listat e hapura nuk janë për të shpëtuar anonimët. E kundërta është e vërtetë. Listat e hapura janë një ndëshkim i madh për ta. Votimi me lista të hapura, nuk e ndryshon rrënjësisht listën. Ai tregon vetëm se kush prej listës është më popullori. Por renditja e listës në finale do të mbetet me pak ndryshime ajo e partisë. Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli. Nuk vlejnë për anonimët që e kanë mirë me partinë, por nuk kanë paguar aq sa duhet për të qenë të parët. Ata në fund do të jenë përsëri. Sidomos nëse dalin nga ky proces seleksionimi, që ka nisur për të spastruar armiqtë e kryetarit.

Mero Baze tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.