Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni para Ilir Metës

12:08 / July 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama kuvend javanews.al 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa Kuvendi diskuton sot për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Komisioni i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Ilir Metën, por i nxori në pah të gjitha shkeljet.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Zonjë apo zonjushë, mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar se Komisioni i Venecias ka listuar jo një, por një sërë shkeljesh të Presidentit të Republikës. Sa për dijeninë tuaj që këndoni dhe nuk lexoni. Janë të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ia shtruar këto shkelje në komisionin hetimor parlamentar. Komisioni ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse bazuar në të gjithë analizën e Venecias dhe gjetjet lidhur me veprimtarinë e Presidentit.

Kjo është një tjetër mundësi për të parë dallimin mes nesh dhe asaj që thuhet me keqdashje për ne. Ne nuk e kemi parë ndonjëherë Komisionin e Venecia si aneks të punës tonë, por si pikë referimi. Ky komision nuk na rekomandon të shkarkojmë Presidentin, por të marrim masa për të ardhmen që presidentët e ardhshëm të mos marrin shembullin e keq të këtij presidenti.

Kështuqë juve që dolët këtu për të larë Presidentin me ujin e venecias, ju them se uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin. Por ka nxjerrë në pah të gjitha shkeljet. Ju harroni që Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, që nuk i kishim votat për ta zgjedhur. Që atë kohë e kam thënë se zgjodhëm më të mirin për Partinë Demokratike.

Unë sigurisht nuk e kisha parashikuar që presidenti do të bëhej aq i mirë për opozitën, saqë u bë i keq për Shqipërinë. Me akte vandale duke prishur traditën e presidentëve të tjerë që asnjëherë nuk shkuan përtej kornizës kushtetuese. Para Ilir Metës, Bujar Nishani duket si Xhorxh Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin e statusve të Fejsbukut me Nishanin si President. Ai i statusve ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë. Kurse ai i firmave si president ishte absolutisht në rregull.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.