Një shqiptar, ndërsa ndodhej afër një bari në zonën industriale të Frosinone në Itali, u godit nga një plumb në kokë, nga një prej bashkatdhetarëve të tij, gjë që për pak i mori jetën.
Pas këtij atentati në dhjetor fshihej një rrjet prostitucioni.
Mediat e huaja shkruajnë se nisur nga ky hetim i cili ka përfunduar këtë mëngjes me ekzekutimin e gjashtë masave paraprake nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Frosinone: 5 burg, dhe një nën arrest shtëpiak
Në grupin kriminal me shqiptarin e plagosur në krye, përfshihej edhe një grua. Grupi kriminal kishte si interes parësor shfrytëzimin e prostitucionit, nga i cili fitoi shuma të konsiderueshme duke detyruar gra të reja të huaja që prostitutojnë nëpër rrugët e kryeqytetit me dhunë dhe kërcënime.
Përdorimi i armëve ishte normal dhe objektivi i bandës ishte “kontrolli i plotë i territorit dhe zonave të destinuara për prostitucion, në mënyrë që të ishin në gjendje t’i ndanin ato.
