Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dosja 339/ Laboratori i drogës në Has, urdhër-arrest edhe për një anëtar të këtij grupi kriminal (Emri)

11:55 / July 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto has15400590071 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç 22 komisionerëve në zgjedhjet e Durrësit dhe një votuesi atje që janë implikuar në vjedhje votash, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për një tjetër anëtar të grupit të strukturuar kriminal që kishin ngritur një laborator të prodhimit të heroinës në Has.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e SPAK, ku ndër të tjera theksohet se është kërkuar nga gjykata “arrest me burg” edhe për shtetasin Fisnik Sadiku (Smaili), pjesë e këtij grupi.

Në kuadër të hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal nr.29/2019 i Prokurorisë së Posacme është konfirmuar se fakti i ndodhur në datën 18.10.2018, në fshatin Brenogë, Has, ku nga shërbimet e policisë gjyqësore rezulton se është sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 182.5 kg heroinë, në një laborator që shërbente për prodhimin e lëndës narkotike.

Nga aktet e administruar rezulton se gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti kriminal kanë qënë pjesëmarrës shtetasit shqiptarë, të pandehurit: Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti, shtetasit turq Nejdet Cesuroglu, Iskender Sale, dhe shtetasi kosovar Xhemal Shala, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga aktet rezulton se shtetasit turq dhe kosovarë ishin personat që siguronin lëndën e parë për prodhimin e heroinës, e cila rezulton të jetë trafikuar nga jashtë shtetit ndërsa kanë bashkëpunuar më tej me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të pandehurit Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Xhevit Shuti dhe persona të tjerë ndaj të cilëve vazhdojnë hetimet duke ngritur një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike tek banesa e të pandehurit Xhevit Shyti, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të mëdha prekursorësh për përgatitje të lëndëve narkotike. Të gjithë personat e mësipërm janë dërguar për gjykim.

Nga hetimet e mëtejshme është provuar se shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili) rezulton se është pjesëtar i këitj grupi kriminal dhe për këtë fakt është caktuar nga gjykata masë sigurimi ‘arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.