Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve që mbushën kutitë e votimit në 2017 në tre qendra në Durrës. Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.
Nga 22 të arrestuarit për krim zgjedhor, kryeministri Edi Rama shkruan se 14 të pandehur janë të PD-LSI dhe 8 të PS dhe ky numër sipas tij është provë se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, referuar opozitës jashtë parlamentit i ka duart të zhytura thellë në llum.
STATUSI I PLOTË:
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
