Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Thumanën, e cila u prek më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama bën me dije që së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive, pallateve, shkollës së re, kopshtit e çerdhes, së bashku me një qendër komunitare shërbimesh publike e argëtimi familjar si edhe zonën sportive.
“Thumana e Re do të ketë edhe një kënd të kujtesës, që do t’u përcjellë brezave mesazhin e fuqisë së solidaritetit shoqëror, për t’u ringritur më të mirë e më të fortë, pas çdo humbjeje e dhimbjeje”, shkruan Rama.
