Një fabrikë e cila shërbente për përpunimin e peshkut në Labinot-Fushë ka rënë pre e grabitjes dy ditë më parë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ‘maskat’ kanë grabitur dy kasaforta brenda biznesit, njërën e kanë hapur dhe kanë marrë paratë, tjetrën në pamundësi për ta hapur, e kanë marrë me vete.
Mendohet se sasia e parave të grabitura kap vlerën e 100 milionë lekëve të vjetra. Pas grabitjes, ata janë larguar me një mjet tip Benz Mercedez ML.
Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e policisë.
