Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka marrë fjalën në seancë pas kreut të grupit socialist Taulant Balla. Por ndërkohë Kuvendi ka nisur desinfektimin e foltores pas cdo deklarate, pas tre rasteve të deputetëve të infektuar që u bënë publike një ditë më parë.
“Një minutë Myslym të vijë ajo punonjësja e shërbimit. Pastroja”, tha kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Por deputeti Murrizi zgjodhi të përgjigjej me ironi:
“Taulanti ka qenë ska gjë Taulanti se është nga fshati, s’ka gjë kur të flasin qytetarët hap sytë, se Taulanti është si Xhonsoni”
