Dy të dënuar për vdjedhje me armë duhet të deklarojnë pasurinë brenda 40 orëve. Në një njoftim për mediat Operacioni Forca e Ligjit bën me dije se Laureta Kokoshi (Salkurti) dhe Markel Balazi (Balozi) do duhet të përgjigjen për pasurinë e tyre.
Sipas Policisë këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.