Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në vijën e parë kundër Covid-19/ Kosova do t’i japë nga 300 euro shtesë mjekëve për muajin gusht

23:50 / July 29, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personali mjekësor që po trajton pacientët me COVID-19, në Kosovë në muajin gusht, përveç pagës mujore do të marrin si shpërblim edhe 300 euro të tjera.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë se Kosovës, ku është thënë se kjo pagë po jepet  për mbështetjen e personelit që është në vijën e parë të luftës kundër pandemisë.

Ndërkohë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se: Ky vendim parasheh kompensimin për dy muaj, korrik dhe gusht, për mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë aktivë gjatë kësaj periudhe dhe i përmbushin kushtet”. Mediat kosovare po ashtu bëjnë të ditur se në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, ndërsa infermierët paguhen me rreth 400 euro.

Deri më tani në  në Kosovë, që prej 13 marsit, deri më 28 korrik, janë regjistruar 7,652 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 192 pacientë kanë vdekur dhe 4,129 janë shëruar.

300 euro Kosova mjekeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.