Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E pret Shkëndija, lamtumira e Bruno Ditës: Skënderbeu e Korça, me shkronja të arta në zemrën time

09:30 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bruno dita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bruno Dita bëhet gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij. Ashtu siç zbuloi VIP Sport pak kohë më parë, mesfushori do t’i bashkohet këto ditë Shkëndijës së Tetovës, për të nënshkruar për dy vite me ekipin e vendit fqinj.

Kështu, ai i ka dhënë lamtumirën Skënderbeut duke luajtur sot ndeshjen e fundit me fanellën e kësaj skuadre. Dita ka zgjedhur rrjetet sociale si mënyrë që të falënderonte korçarët për këtë eksperiencë intensive trevjeçare, ku ariti të tregonte veten edhe në futbollin europian.

“Faleminderit Korça dhe KF Skënderbeu!!!

Gjithmonë ndarja është e vështirë, por çdo fillim e ka një fund. Këto 3 vite aty janë momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, tifozerinë “Ujqërit e Deborës” që në çdo moment, të mirë apo të keq më kanë përkrahur vazhdimisht. Një falenderim të veçantë kam për trajnerët e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi që së bashku me ndihmësit e tyre më mësuan kaq shumë këto vite dhe më rriten profesionalisht si futbollist. Skënderbeu dhe Korça me njerëzit e saj të mrekullueshëm do të jenë të gdhendura me shkronja të arta në zemrën time e do kenë një vend të veçantë aty… shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri një ditë, ja u dëgjofsha të mirën jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë shumë shpejt. Suksese SKËNDERBE”, shkruante Dita në rrjetet sociale për të dekretuar këtë lamtumirë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.