Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 arrin në 2.9 për qind. Nga 150 viktima, pjesa më e madhe në kryeqytet

09:37 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Infektivi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritet shkalla e vdekshmërisë si pasojë e COVID-19 në vendin tonë. Në dy javët e fundit të korrikut ka pasur një shtim të rasteve fatale.

Referuar të dhënave zyrtare janë 150 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundjeje në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, ku deri më tani janë regjistruar 80 viktima.

Dje kanë humbur betejën me koronavirusin edhe dy paciente, të shtruar prej ditësh në spital.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID-1, një 68- vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin COVID-2 ‘Shefqet Ndroqi’, një 60- vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera”, tha Mirela Cami.

SITUATA NË SPITAL

Shifrat në rritje të të infekturave nuk kanë sjellë përkeqësim të situatës në dy spitalet COVID. Në këto dy struktura, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive dhe 7 të intubuar. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”, tha më tej Cami. Shqetësues është fakti që COVID-19 po u kushton jetën edhe moshave të reja dhe personave pa sëmundje të tjera.

RASTET DITORE

Në 204 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 108 pacientë nga 502 testime të kryera. “Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamzë, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Përrenjas. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë”, është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë. COVID-19 ka pushtuar së fundmi edhe sallën e Parlamentit.

Të martën, tre deputetët, Ralf Gjoni, Eljo Hyska dhe Enver Roshi, kanë bërë me dije se kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Po ashtu, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se është i infektuar dhe se për një periudhë dyjavore do të qëndrojë izoluar në shtëpi./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.