Deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se kjo ditë është historike, pasi çështja e listave të hapura nga një çështje periferike, u mbështet pa rezerva nga e gjithë klasa politike.
Këtë fitore ajo ia dedikoi qytetarëve shqiptarë.
“Kur kohë më parë në këtë sallë, u artikulua ideja e mënyrës së përzgjedhjes së deputeteve, shumë pak njerëz nga përkrahën. Ka pasur shumë prej jush që ishin skeptikë, Disa sepse ende nuk e kuptonin se çfarë rëndësie kishte për të hapur listat dhe sistemin që vjen për qytetarët. Sot jemi duke bërë diçka historikë. Jam krenare për këtë kauzë, nga një çështje periferike, së bashku me kolegët tanë, arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura nga publiku i gjerë dhe që mbështetet pa rezerva nga e gjithë klasa politike. Me këtë armë që kemi në dorë, ua heqim sado pak fuqinë kryetarëve dhe iu japim qytetarëve. Me votë nesër do të sillni ata qytetarë që janë të nderuar dhe jo një lëpirës, apo kriminel, apo matrapazë.
Do të sillni në pushtet ata që nuk lakmojnë paranë. Shqipëria sot ka një ndarje të madhe, kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve. Ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurive të këtij vendi. Që kanë marrë pasuri e prona në bregdet. Ndarja sot është midis atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten nga mëngjesi deri në darkë. Ndarja është mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që kanë pak, ose ndoshta asgjë. Ndarja sot është midis të shkuarës dhe të ardhmes. E ardhmja do të varet nga mënyra se si do të përdorim këto armë. Me listat e hapura do kemi mundësi që ta zhdukim këtë ndarje. E kemi këtë mundësi sot ndaj ju ftoj që të bëjmë realitet. Eja ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte. Ia dola, jo e vetme, por me një armatë njerëzisht që ishin idealist dhe qëndrestarë. Sot nuk është thjesht një hap për listat, por kemi hedhur hap drejt ndryshimit. Urime shqiptarë, urime Shqipëri.”, tha Hajdari.
