Në një deklaratë për mediat pas votimit të ndyshimeve kushtetuese, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se sot Kuvendi tregoi se është një çirak i intersave politikë të Edi Ramës.
“Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një cirak i intersave politike të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen veten nga fundi sepse Rama refuzoi propozimin tonë. Sot kuvendi shkeli më këmbë ligjet e kushtetutën. Shkelën konsensusin. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme e pakonsensus. Rregullat kanë qenë produkt konsensual. Kurrë më parë një kryeminister nuk ka vënë interesin e tij mbi ato të shqiptarëve. Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar të ardhmen e tij” -u shpreh Basha.
Deklaratat Basha i bëri në përfundim të takimit me aleatët I cili u zhvilluar për rreth një orë në selinë e PD.
